Bota

Deputetja në Maqedoni: Nëna ime po diskriminohet, nuk i japin nënshtetësinë vetëm sepse është shqiptare

26 Mars 2021, 21:36 Nga DOSJA
Deputetja në Maqedoni: Nëna ime po diskriminohet, nuk i japin

MAQEDONI E VERIUT- Deputetja shqiptare në Maqedoninë e Veriu, Safije Sadiki Shainit ka ngritur një problematikë në vend. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se shqiptarët në Maqedoninë e veriut diskriminohen dhe nuk u jepet nënshtetësia vetëm sepse janë shqiptarë.

Ajo ka dhënë shembullin e nënës së saj 72-vjeçe, e cila i është nënshtruar disa herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase dhe nuk ja kanë dhënë. Shainit në fund të postimit ka bërë thirrje që të shtetësi për të gjithë, ose të jenë të bllokuar nga shteti të gjithë.

Postimi i plotë:

Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë. 50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend. Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër. Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje. “Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nenshtetesia maqedonase safije sadiki shainit nenshtetesia maqedonase safije sadiki shainit

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 20:11

SHBA, më shumë të rinj me ankth nga pandemia

SHBA– Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë se ndihen në gjendje ankthi ose depresioni gjatë gjashtë muajve të fundit të pandemisë, n...