Bota

Vijon procesi i vaksinimit/ Nesër, edhe 200 mjekë kosovarë do të marrin vaksinat anti-Covid në Kukës

26 Mars 2021, 21:36 Nga DOSJA
Vijon procesi i vaksinimit/ Nesër, edhe 200 mjekë kosovarë do

KOSOVË– Ditën e nesërme, edhe  200 mjekë të Kosovës, do të shkojnë në Kukës për të marrë dozën e vaksinës së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në një intervistë për KosovaPress, ku dhe ka treguar gjendjen shëndetësore të bluzave të bardha që u injektuan një javë më para. Megjitahtë ai nuk ka thënë se cilën vaksinë do të marrin stafi mjekësor

Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Nesër për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla për KosovaPress.

Më 20 mars, në Kukës janë vaksinuar 250 mjekë nga Kosova me vaksinën me AstraZeneca. Kosova akoma nuk e ka nisur vaksinimin e bluzave të bardha. Ishte Kryeministri Edi Rama, i cili premtoi se do të mbështesë Kosovën, pasi kjo e fundit deri më tani është i vetmi vend në Evropë që nuk ka filluar program vaksinimi. Rama po ashtu ka premtuar se do të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë, që janë rreth 11 mijë në total.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi vaksinimi i mjekeve te kosoves ne shqiperi

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 20:11

SHBA, më shumë të rinj me ankth nga pandemia

SHBA– Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë se ndihen në gjendje ankthi ose depresioni gjatë gjashtë muajve të fundit të pandemisë, n...