Bota

E rëndë/ Përplasen dy trena në Egjipt, humbin jetën 30 persona, plagosen 60 të tjerë

26 Mars 2021, 13:27 Nga DOSJA
E rëndë/ Përplasen dy trena në Egjipt, humbin jetën 30

EGJIPT-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt. Sipas Aljazeera, dy trena janë përplasur në qytetin Sohag, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 30 persona dhe janë plagosur 60 të tjerë.

Autoriteti hekurudhor në Egjipt thanë se trenat u përplasën për shkak të një defekti në frenat e emergjencës të njërit prej trenave.

“Frenat bënë që një prej trenave të ndalet dhe tjetri të përplaset në nga prapa, autoriteti po kryen hetime të mëtejshme. Trenat u përplasën ndërsa po shkonin me shpejtësi jo shumë të larta, gjë që çoi në shkatërrimin e dy karrocave dhe një të tretën për t’u përmbysur,”-kanë thënë autoritet.

Autoritetet dërguan 36 ambulanca në vendngjarje dhe të plagosurit po trajtohen në spital.  Egjipti ka një nga rrjetet hekurudhore më të vjetra dhe më të mëdha në Afrikën e Veriut dhe aksidentet që shkaktojnë viktima janë të zakonshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota aksident hekurudhor ne egjipt egjipt aksident hekurudhor ne egjipt egjipt

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 12:36

NORVEGJI– Norvegjia ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e vaksinimit me AstraZeneca.Sipas TheGuardian, qeveria pritet të ketë një vendim deri në 15 pr...