Bota

Bota ende nuk është furnizuar me vaksina! Shkenca projekton ilaçe alternative për kurimin e COVID (por jo vetëm)!

26 Mars 2021, 12:53 Nga DOSJA
Bota ende nuk është furnizuar me vaksina! Shkenca projekton

BOTË – Problemi kryesor jo vetëm shëndetësor por edhe politik në të cilën po përballet bota sot, është mungesa me vaksinat anti-COVID, të cilat shihen si e vetmja shpresë e fundit të kësaj pandemie që mban të mbërthyer planetin prej më shumë se një viti.

E nisur nga gjigandi farmaceutik ‘Pfizer Inc’, puna shkencore për krijimin e një vaksinë anti-COVID,e ndejekur nga Moderna, AstraZeneca, Sputnik V, Johnson &Jonson etj, janë padyshimin shpikja e vitit, aty ku e gjitha bota i ka kthyer sytë.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 508 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 6.6 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende ende  nuk kanë administruar një dozë të vetme. Megjithatë, duket se krijimi i vaksinës antu-COVID, ishte ‘çelësi’ që i hapi derën shkencës për krijimin e shumë metodave të tjera.

PFIZER synon ndërhyrjen në mRNA për kurimin e viruseve të tjera!

Pas suksesit të vaksinave anti-COVID, ‘Pfizer Inc’ planifikon të prekë teknologjinë mRNA për të bërë vaksina të reja për viruse të tjera pas suksesit të Covid-19. Kjo kompani farmaceutike është gati të ndjekë mARN-në e vet pas përvojës së tij në vitin e kaluar duke punuar në vaksinën Covid-19. Megjithatë, edhe pse është marrrë përsipër krijimi i medikamenteve të sigurta që synojnë të kurojnë çdo lloj virusi, kompania ende nuk ka nzjerrë detaje.

‘ROCHE’ zbulon rezultate premtuese me vaksinën e re “kokteji anti-Covid”

Gjigandi farmaceutik zviceran Roche ka zbuluar rezultate premtuese nga provat klinike të një ‘kokteji’ anti-Covid që synon të trajtojë variante të reja, të cilat po zhvillon me firmën amerikane të bioteknologjisë Regeneron.

Rezultatet e provës së Fazës 3 treguan se kombinimi i antitrupave casirivimab dhe imdevimab uli shtrimin në spital ose vdekjen me 70% te pacientët me COVID-19,

Disa kompani farmaceutike kanë zhvilluar trajtime me antitrupa që parandalojnë shumëzimin e virusit në trup, me shpresën për të gjetur një trajtim efektiv për të shkuar krahas vaksinave për të luftuar variantet e reja.

Roche vuri në dukje se trajtimi është i vetmi kombinim i antitrupave monoklonal i cili mbetet efektiv kur përballet me variantet kryesore, disa prej të cilave janë më infektive dhe shkaktojnë sëmundje më serioze.

RUSIA premton vaksinë të re “EpiVacCorona” që siguron mbrojtje 100%

Pas përfundimit të fazës së dytë të provave klinike për vaksinën e re të EpiVacCorona, rezultatet  janë pozitive , pasi duket se përgatitja e re ofron imunitet 100% kundër koronavirusit dhe krijon një “mburojë mbrojtëse” të trefishtë.

Sipas agjencisë ruse Interfax, vaksina e re ruse ka një mbrojtje të trefishtë imune.

Në veçanti,  antitrupat ndërhyjnë në bashkëveprimin e proteinës koronavirus S me receptorin qelizor – duke formuar kështu vijën e parë të mbrojtjes. “Mburoja” e dytë përbëhet nga antitrupa që ndërhyjnë në bashkimin e mbështjellësit viral me membranën qelizore, duke parandaluar depërtimin e SARS-CoV-2.

Spraji kundër COVID ! Mjafton një spërkatje në hundë

Kompania bioteknike australiane Ena Respiratory është duke prodhuar një spraj nazal nga ata që përdorën zakonisht për ftohje dhe grip, por që me elemente të reja, mund të zvogëlojë ndjeshëm sipas saj edhe ndikimin e koronavirusit.

Ideja është azuar në një studim tek kafshët, i cili rezultoi i suksesshëm. Nga eksperimentet, siç thotë Reuters, u pa se produkti i quajtur INNA-051, i uli nivelet e koronavirusit deri në 96 për qind.

Vaksina e parë në formë pilule, Oravax nis me fazat e para klinike 

Oravax mund të jetë vaksina e radhës kundër Covid-19.  Kjo vaksinë pritet që të fillojë provat e para klinike shumë shpejt, do të jetë në formë pilule.

Vaksinat orale janë një opsion që vlerësohet për vaksinat “e gjeneratës së dytë“, të cilat janë krijuar për të qenë mëtë lehta për t’u administruar dhe më të thjeshta për t’u shpërndarë nëpër botë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksinat anti-covid vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 12:36

NORVEGJI– Norvegjia ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e vaksinimit me AstraZeneca.Sipas TheGuardian, qeveria pritet të ketë një vendim deri në 15 pr...