Bota

Grushti i shtetit në Minamar/ Banka Botërore paralajmëron rënie të ekonomisë me 10%

26 Mars 2021, 13:13 Nga DOSJA
Grushti i shtetit në Minamar/ Banka Botërore paralajmëron

MINAMAR-Tre protestues janë vrarë nga forcat e ushtrisë në Mianmarm, ditën e sotme. Po ashtu, sipas Reuters, Banka Botërore paralajmëroi që ekonomia e vendit mund të bier me 10% këtë vit për shkak të trazirave, pas grushtit të shtetit.

“Ne nuk mund të marrim trupin e vdekur (të tretë) pasi shumë forca të sigurisë janë atje,”-ka thënë një dëshmitar.

Ndërkohë, që në lidhje me rënin e ekonomisë së vendit përfaqësues të banes kanë thënë që kjo situatë, mund të vi pasi vendi është përfshirë nga protestat dhe shumë kanë lënë punën.

” Minamari është përfshirë  nga protestat, grevat e punëtorëve, veprime ushtarake, zvogëlimet e lëvizshmërisë dhe ndërprerja e vazhdueshme të shërbimeve kritike publike përveç shërbimeve bankare, logjistike dhe internetit,”-ka thënë një përfaqësues i bankës. 

Mianmar është tronditur nga protestat pothuajse të përditshme që kur ushtria rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi, duke marrë pushtetin. Të paktën 320 njerëz janë vrarë që prej fillimit të grushtit të shtetit më 1 shkurtit. Të dhënat kanë treguar se të paktën 25 % e atyre që vdiqën, janë vrarë nga të shtënat në kokë, duke ngritur dyshime se ata ishin shenjëstruar qëllimisht për vrasje.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2021, 12:36

NORVEGJI– Norvegjia ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e vaksinimit me AstraZeneca.Sipas TheGuardian, qeveria pritet të ketë një vendim deri në 15 pr...