“Siç u përdrodhe ti”/ Rama përplaset me Andi Telën, gazetari: Mos më përqesh mua. Kryeministri: Unë nuk jam ti, dreqi
25 Mars 2021, 20:25Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Andi Telën, pasi ky i fundit i ka thënë se po e imiton.
Rama i ftuar në emisionin ‘Opinion’, i është drejtuar se nuk po e imiton dhe as nuk po e përqesh, por sipas tij gazetari nuk e ka lënë ta çojë përgjigjen deri në fund.
Teksa, Tela ka ndërhyrë herë pas here teksa po fliste Kryeministri, ky i fundit i është drejtuar i revoltuar që mos ta ndërpresë.
Pjesë nga biseda:
Andi Tela: S’ka nevojë të më imitosh
Edi Rama: Ore se çfarë them unë
Andi Tela: S’ka nevojë të përqeshësh e të imitosh
Edi Rama: Nuk është përqeshje…unë fola për gjuhën e trupit tuaj.
Andi Tela: The që u spërdrodha.
Edi Rama: Sapo nisa përgjigjen më ndërpreve
Andi Tela: Jo po ti
Edi Rama: Unë nuk jam ti njëherë e para punës, mësojeni dreqi e mori njëherë e mirë që nuk ndërpritet kryeministri. Rri aty drejt dhe dëgjo përgjigjen time.
(f.m; a.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në mitingun e hapjes së fushatës elektorale nga Partia Demokratike, me një orë me vonesë. Ishte lajmëruar q...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama , ka mbërritur në tek televizioni Klan, ku do të jetë i ftuar në emisionin ‘Opinion’, me Blendi Fevziun.Rama sapo ka mbaruar ...
TIRANË- Kandidatja për deputete në listën e PD-së ka qenë e pranishme në çeljen e Fushatës Demokratike. Fratari shfaqet duke i përshëndetur simpatiz...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka dekoruar mjekun Pandeli Çino me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.Meta në fjalën e tij ka theksuar s...