Politike

“Po i vjen rrotull!” Rama refuzon të përgjigjet, debaton me Fevziun: Nuk them asgjë, vini rregull këtu, ndryshe…

25 Mars 2021, 20:37 Nga DOSJA
“Po i vjen rrotull!” Rama refuzon të përgjigjet, debaton

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazetarin Blendi Fevziu.

I ftuar në “Opinion”, Rama u pyet nga analisti Artan Hoxha në lidhje me numrin e vdekjeve nga Covid-29 në Shqipëri dhe u vu përballë shifrave të Monitor. Në momentin që po përgjigjej, Rama u ndërpre nga Fevziu dhe nuk i pëlqeu kjo gjë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Mos më ndërprit pra sapo mora fjalën, ti ndërpret

Blendi Fevziu: Po të pyeti për numrin e vdekjeve, janë 5000 të vdekur më shumë

Edi Rama: E dëgjova pra, po më përkthen tani, e kam para syve

Blendi Fevziu: Po, po përkthej se po i vjen rrotull

Edi Rama: Unë sa mora fjalën, ti thua i vjen rrotull

Blendi Fevziu: Po përgjigju drejt

Edi Rama: Jo jo unë nuk flas më, nuk përgjigjem.. vini rregull këtu, ndryshe…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll