Bota

Pfizer/BioNTech nisin testimet e vaksinës te fëmijët nën 12 vjeç

25 Mars 2021, 18:42 Nga DOSJA
Pfizer/BioNTech nisin testimet e vaksinës te fëmijët nën 12

SHBA- Kompania farmaceutike Pfizer dhe BioNTech kanë nisur testimet e vaksinës te fëmijet nën 12 vjeç. Reuters shkruan se testimet e para të vaksinës kanë nisur ditën e djeshme dhe se vullnetarëve po u jepen doza të ndryshme të vaksinës me sasi injeksioni të ndryshme në varësi të moshës.

Kjo është faza e parë e Pfizer/BioNTech për testimin e vaksiës te fëmijët. Kjo gjë ka ardhur për shkak se Pfizer/BioNTech po planifikojnë që të zgjerojnë moshën e vaksinimit edhe të fëmijët deri në fund të vitit 2021.

Më parë ka nisur Moderna fazat e para të testimit të vaksinës të fëmijët. Javën e kaluar Moderna njoftoi se do ta ndante vaksinën e saj në tre doza, për fëmijët.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota moderna pfizer/biontech moderna pfizer/biontech

Sondazh

Poll