Politike

MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët startojnë fushatën te Sheshi Skënderbej, vetëm 153 kandidatët e pranishëm, Rama sulmon PD

25 Mars 2021, 15:58 Nga DOSJA
MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët startojnë fushatën te Sheshi

TIRANË– Partia Socialiste nuk e priti përfundimin e mitingut të opozitës për të startuar zyrtarisht betejën e egër për finalen e madhe të 25 prillit 2021. Kryeministri Edi Rama i ardhur me urgjencë nga Stambolli kryesoi në Sheshin Skënderbej, qindra metra larg “shtëpisë” së demokratëve, sheshit “Nënë Tereza”.

Atmosfera në sheshin Skënderbej ishte e qetë. Socialistët kanë zgjedhur që në kundërshtim nga rivali politik ti përmbahet deri në një formatit të mitingut. Në këtë miting ishin të pranishëm vetëm 153 kandidatët e PS, por asnjë mbështetës apo publik.  Ndryshe nga PD që zgjodhi që mitingun dhe grumbullimet ti organizojnë me makina, PS ka vendosur që të jetë më tradicionale.

Edhe pse jozyrtarisht, kolona zanore e PS në këto zgjedhje duket se është himni kombëtar, që në këtë miting u performua nga Vikena Kamenica. Fokusi i PS është shëndetësia dhe rindërtimi dhe këtu u ndalën edhe emrat kryesorë të PS. Kryesuesit e listave në 12 qarqe kërkuan votën për Partinë Socialiste dhe deklaruan se  PS duhet të marrë mandatin e tretë. 

Ndërsa kryesocialisti Edi Rama ishte i ashpër. Rama foli për kundërshtarët përgjatë 30 minutave të para të fjalës së tij, ku sulmoi opozitën. Rama tha se mitingu i sotëm tregoi ndarjen e madhe mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Rama tha se PD rrezikoi shëndetin e njerëzve, ndërsa PS e ruan atë.

Vëmendjen kryesore e patën edhe premtimet e fushatës, ku sërish u përsërit zotimi për ndërtimin e 4 aeroporteve, finalizimin e reformës në drejtësi, arritjen e objektivit për mbi 10 milionë turistë në vend.

Fushata tashmë nisi, motorët u ndezën… Dosja.al do t’ju mbajë të informuar në këtë maratonë zhvillimesh në fushatën më të pazakontë të mijëvjeçarit.

(F.g.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 17:02

TIRANË– Kandidatja për deputete Grida Duma ndodhet në shesh dhe është duke bërë foto dhe duke përshëndetur mbështetësit e Partisë Demokratike.Si&cced...