Demokratët elektrizojnë sheshin “Nënë Tereza”, flamujt kombëtarë dhe blu ndezin atmosferën, Basha: Më ndihmoni të l
25 Mars 2021, 15:52Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale. Në orën 17:00 makinat dhe mbështetësit e PD-së u rreshtuan në sheshin “Nënë Tereza”, me flamujt ngjyrë blu dhe ata kuqezi në duar. Sheshi “Nënë Tereza” u elektrizua dhe ruajtja e masave kundër COVID19 nuk u bë dot e mundur, pavarësisht se herë pas here bëhej thirrje për ruajtjen e distancës dhe për mbajtjen e maskave.
Vetë qytetarët u shprehën para kamerave se nuk kishin aspak frikë nga Covid-19, dhe se euforia për të larguar qeverinë, sipas tyre, është me madhe se pandemia. PD ka zgjedhur që kolona zanore e fushatës të jetë Sia me këngën “Unstoppable”, ndërsa në mitingun e parë është shqiptarja Dua Lipa ajo që dëgjohet në të katërta anët e sheshit “Nënë Tereza”.
Në pjesën kryesore të Sheshit ishte e ngritur skena, ku ishte afishuar një flamur kuqezi me numrin 9 të PD në fletën e votimit. 222 kandidatët e Lulzim Bashës u vendosën njëri pas tjetrit në krye të sheshit, ku fjalën kryesore e mbajti Basha. Aleatët e Bashës u panë të qeshur dhe momentet pikante nuk kanë munguar. Vetë kryedemokrati mbërriti pas tyre dhe u prit me ovacione. Ai premtoi ndryshimin dhe ths se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet është futja e Shqipërisë në BE.
Kryedemokrati Basha kërkoi ndihmën e qytetarëve për të larguar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, të cilën e quajti një gursht njerëzish, që po mundohen të zhvasin vendin. Sapo mbaroi fjalën, në podium u ngjit familja e kryedemokratit Basha, e shoqja Aurela dhe dy vajzat e tij.
(f.g;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- 222 kandidatët për deputetë, janë rreshtuar në sheshin “Nënë Tereza”. Kandidatët do të qëndrojnë në skenën e improvizuar, ndërsa përballë tyre janë...
TIRANË– Në sheshin “Nënë Tereza” kanë nisur brohorimat dhe thirrjet në emrin e kryedemokratit Lulzim Basha. Personi që edhe po modern u ka kërkuar të gjith...
TIRANË– Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Sheh dhe Sali Shehu kanë mbërritur në shesh ku dhe do të bëhet çelja e fushatës së Partisë Demorkatike. K...
TIRANE- Pedagogu Mark Marku dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Tomor Alizoti, po e kalojnë pritjen në sheshin “Nënë Tereza”, duke pirë cigare...
TIRANË– Partia Demokratike po përgatitet në minutat e fundit për të nisur fushatën elektorale për 25 prillin. Ndër kandidatët e parë që kanë mbërritur në s...
TIRANË– Në sheshin “Skënderbej” ku pritet të nisë nga momenti në moment fushata elektorale e Partisë Socialiste do të ulen 140 kandidatët për deputet...
TIRANË– Në ditën kur do të nisë zyrtarisht fushata zgjehore për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE ka mbështetur deklaratën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibas...
ELBASAN- Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin u takua me disa gra sipërmarrëse, që nga biznesi i vogël e deri tek ai fason dhe i eksporteve, ku dëgjoi shqetësim...
TIRANE– Një atmosferë festive ndihet në sheshin “Nënë Tereza”, atje ku qindra qytetarë, mbështetës të Partisë Demokratike, në një strategji të re dhe të zgjedhu...