Politike

Zgjedhjet e 25 prilli/ OSBE mbështet deklaratat e KQZ për ndalimin e përdorimit të burimeve publike

25 Mars 2021, 16:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prilli/ OSBE mbështet deklaratat e KQZ për ndalimin

TIRANË– Në ditën kur do të nisë zyrtarisht fushata zgjehore për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE ka mbështetur deklaratën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi që i kërkoi partive dhe institucioneve vetëpërmbajtje gjatë fushatës elektorale.

Në një  postim që ka bërë në faqen zyrtare, OSBE shkruan se në zgjedhje duhet të zbatohen despozitat e legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt, kryerja e rregullit e veprimtarve politike për një proces modern në përputhje me rekomandimet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, në lidhje me sjelljen e partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Zbatimi i dispozitave të legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike, janë të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “– shkruan OSBE.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike osbe osbe

Sondazh

Poll