Editorial

Zjarri aktiv në Kashar! 50 zjarrëfikëse dhe 5 autobote në vendngjarje, mbetet mister fati i punonjësit

25 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Zjarri aktiv në Kashar! 50 zjarrëfikëse dhe 5 autobote në

TIRANË– Më shumë se 16 orë kanë kaluar nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Gazetari Erjon Skëndaj bën të ditur se magazina është shumë e madhe, pasi shërben për të mbajtur gjithçka që tregtohet në qendrën tregtare. Ndërkohë ai shprehet se familjarët e 33-vjeçarit që ka mbetur brenda magazinës, kanë bërë apel për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut nga magazina.

Punonjësit zjarrfikës pajisen me pajisje të posaçme për të vijuar kërkimet në katin -1 për gjetjen e 33-vjeçarit, për të cilin nuk dihet asgjë prej ditës së djeshme. Magazina në katin -1 është një magazinë shumë e madhe, që ka mbajtur gjithçka që tregtohet në qendrën tregtare, veshmbathje këpucë, duke e bërë më të lehtë zjarrin dhe më të vështirë shuarjen. Familjarët e 33-vjeçarit kanë bërë apel të fortë shtetit për gjetjen e të riut dhe kanë hedhur dhe akuza ndaj punonjësve të zjarrfikëses që sipas tyre nuk kanë bërë punën e duhur, kanë pasur mungesa në pajime çka u ka bërë të pamundur ndërhyrjen”, raportoi Skëndaj.

Skëndaj tha më tej se nuk ka asnjë komunikim nga autoritet apo drejtuesit e repartit zjarrfikës se çfarë po bëhet aktualisht me operacionin.

“Tymi është i pranishëm në pjesën anësore të qendrës tregtare, janë 4-5 autobote uji dhe rreth 50 forca zjarrfikëse në vendngjarje”, raportoi Skëndaj.

Pa shenja jete! Zjarri ende aktiv tek magazina e qendrës tregtare, ende asnjë sinjal për shefin e sigurisë, familjarët: Zjarrfikëset s’kanë mjete, ai po digjet brenda

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll

Editorial 19 Mars 2021, 08:54

Po thërrmohemi ne apo politika?

“Sigurisht, jeta është një proces thyerjeje, por goditjet që i japin procesit anën dramatike,  goditjet e mëdha dhe të papritura që vijnë nga jashtë personit, a...

Editorial 14 Mars 2021, 12:05

One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen ng...