Editorial

Kërkohet porositësi i vrasjes së Bujar Sofisë/ Pazari u bë në terminal autobusësh, shkuan me “Fiat Punto”, Skënder V

16 Mars 2021, 15:09 Nga DOSJA
Kërkohet porositësi i vrasjes së Bujar Sofisë/ Pazari u

Përveç thënieve të Ernejt Shytit, prokuroria deklaron se disponon pamje filmike të takimit mes të dyshuarve në një terminal autobusësh në kryeqytet, ku edhe është bërë pazari për të vrarë biznesmenin Behar Sofia.

Burimet e Top Channel tregojnë se ndërmjetësuesit përdorën një Fiat Punto për të mbërritur në vendin e takimit që është sekuestruar si provë materiale për të mbështetur dëshminë e 24-vjeçarit, një punonjës sezonal në Malin e Zi. Të dhënat e deritanishme tregojnë se ai u nënkontraktua dhe u përdor si ekzekutor.

Në kërkim të indicieve që do të hedhin dritë mbi identitetin e personave që urdhëruan vrasjen e Sofisë, prokuroria i bëri ftesë Skënder Vathit për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Por ai refuzon të ketë dijeni, e vetmja fjali që ai këmbëngul është telefoni me të cilin u njoftua Ernejt Shyti, për të cilin thotë se nuk është i tij.

Sakaq, shoku i fëmijërisë së Ernejtit, Xhuliano Visha që ishte kontaktuar i pari për ta vrarë biznesmenin ende nuk është marrë në pyetje. I treti, Leonard Xhixha që e prezantoi Skënder Vathin si daja rezulton me një të kaluar problematike, më e rënda ajo e përfshirjes për të vrarë Fotion Alimanin me porosi të Mirdash Osmanit.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial behar sofia vrasja e behar sofise behar sofia vrasja e behar sofise

Sondazh

Poll

Editorial 14 Mars 2021, 12:05

One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen ng...

Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Editorial 6 Mars 2021, 10:00

Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...