Editorial

Përplasja e dhunshme-strategji e Ramës apo produkt logjik i klasës politike?

14 Mars 2021, 12:05 Nga DOSJA
Përplasja e dhunshme-strategji e Ramës apo produkt logjik i

Pedonalja e zbukuruar pa shije për Ditën e Verës, u pushtua nga partitë paraditen e sotme në Elbasan. Megjithëse pa shije, megjithëse elektorale, dukej sikur për një ditë, partitë do i linin qytetarët të festonin të qetë ditën tradicionale që është shndërruar në festë kombëtare.

Nuk mundi të ndodhë kështu. Si në një aksident rrugor, qytetarët nuk po gjenin as mundësinë t’i shpëtonin përplasjes mes mbështetësve partiakë. Ndërsa prijësit garonin për të sfiduar njëri-tjerin me numrin e mbështetësve, sherri dukej i pashmangshëm. Në pedonale nuk kishte më vend për festë, as për qytetarë te paangazhuar, as për paqe sociale.

Fasada e festës u prish nga e vërteta e hidhur e realitetit politik. Këtë mund të prodhonte politika 30- vjeçare e konfliktit, këtë po prodhon prej ditësh një Kryeministër i turbulluar rrezikshmërisht nga ideja e pushtetit pa kufij hapësire dhe kohe. Një Kryeministër që, kur dëgjon thirrjen “Rama ik”, ndërsen shoqëruesit dhe mbështetësit e armatosur, bandën që e mbështet, për tu mbyllur gojën kundërshtarëve. Një Kryeministër që, nuk ka mësuar nga paraardhësit as të vetmen të mirë që ata i bënë vendit, duke garantuar rotacionin e qetë të pushtetit, pas 8 vitesh konsumimi prej keq-qeverisjes.

I përballur me refuzimin, ka nxjerrë gjithë arsenalin e dhunës për të trembur opozitën, mbeshtetësit e saj dhe votuesit kundër, me shpresën se do t’ i largojë kështu nga kutia e votimit.

Në këtë kontekst, përleshja e sotme nuk ishte vetëm e shëmtuar, por edhe e rrezikshme. Opozita mund ta shmangte përgjegjësinë e saj në përplasje, derisa të bëhet e qartë, nëse Rama ka vendosur të qëndrojë më dhunë në pushtet. Nëse ka vendosur kështu, çdo mjet për largimin e tij është legjitim. Deri atëherë, opozita nuk ka pse të behet pjesë e prishjes së gjithçkaje, nuk ka pse të prishë shijen e qytetarëve ndaj politikës, nuk ka pse t’i largojë qytetarët e paangazhuar nga përfshirja në festën e Verës apo edhe në festën e demokracisë në 25 prill.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dosja.al edi rama sherr mes pd dhe ps ne elbasan dosja.al edi rama sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll

Editorial 14 Mars 2021, 12:05

One-man-show kryeministror

Këtë javë ndodhi e pabesueshmja: Edi Rama, ende kryeministër, na u shfaq krejt papritmas si një aktor në gjininë teatrore one-man-show. Ky togfjalësh na vjen ng...

Editorial 10 Mars 2021, 12:39

Një telendar me pushtet për mandatin e tretë

Pas dy mandatesh Kryeministër dhe 3 mandatesh si kryetar bashkie, pas 2 mandatesh varfërimi dhe 3 mandatesh betonizimi, Edi Rama nuk është kënaqur aq sa t’i dhu...

Editorial 10 Mars 2021, 17:17

Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Par...

Editorial 6 Mars 2021, 10:00

Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...

Editorial 6 Mars 2021, 08:18

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...