Aktualitet

Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje këmbësorin, Policia jep detajet e para nga ngjarja

25 Mars 2021, 07:52 Nga DOSJA
Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje

KAVAJË– Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore në Qerret. 65-vjeçari me iniciale L.V., ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të marra, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë aksident në kavajë

Sondazh

Poll