Bota

Vjosa si Presidente e Kosovës, Kurti: Pa dyshim dhe e sigurtë, e votoi populli me mbi 300 mijë vota

24 Mars 2021, 20:33 Nga DOSJA
Vjosa si Presidente e Kosovës, Kurti: Pa dyshim dhe e sigurtë, e votoi

KOSOVË- Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Vjosa Osmani do të bëhet Presidente e Kosovës. Në një deklaratë ai tha se atë e votoi populli me mbi 300 mijë vota dhe se kanë për ta legjitimuar me votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

“Pa dyshim, dhe e sigurtë, atë që e votoi populli me mbi 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë me votat e nevojshme në mbledhjen e Kuvendit të Republikës”, tha Kurti.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti presidenti i kosoves vjosa osmani albin kurti presidenti i kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll