Bota

Petkoviç: Kërcënimet e Kurtit po prishin çdo mundësi për dialog mes Kosovës dhe Serbisë

24 Mars 2021, 19:54 Nga DOSJA
Petkoviç: Kërcënimet e Kurtit po prishin çdo

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç ka deklaruar se kërcënimet e Kryeministrit Albin Kurti, që Serbia të njohë Kosovën po shkatërrojnë çdo mundësi të dialogut mes vendeve. Tajung shkruan se Kurti është duke shkatërruar çdo mundësi për dialog mes palëve dhe se po shkel marrëveshjen e Brukselit. Ai tha se Kurti duhet që të lejojë formimin e Bashkimit të komunave serbe në Kosovë dhe se atëherë do të ketë mundësi që të bëjë dialog me Serbinë.

“Kërcënimet e Kurtit se kushti për vazhdimin e dialogut është që Beogradi të njohë të ashtuquajturën Kosovë, të njohë krimet e pretenduara në Kosovë dhe Metohi, të shkatërrojë drejtpërdrejt dhe të anulojë çdo të ardhme të dialogut dhe kompromisit, veçanërisht në pozicionin e Kurtit se nuk do të lejojë formimin e Bashkimit të Komunave serbe,” tha ai.

Kurti gjatë deklaratave të tij ka thënë se nuk do të bëjnë dialog me Serbinë pa rregullaur njeherë të gjithë shtetin në brendësi dhe se Kosova është e pavarur do apo sdo Serbia. Ai gjithashtu është shprehur se në dialog të dyja palët duhet të jenë të barabarta dhe se Kosova duhet të ketë mundësinë për këkresa njësoj si Serbia.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi petar petkoviç albin kurti dialogu kosove-serbi petar petkoviç

Sondazh

Poll