Aktualitet

Tensione në 6-mujorin e Kaçifas, para meshës, 9 grekëve iu ndalohet hyrja në Kakavijë

Sapo 9 personat kanë deklaruar në pikën kufitare se do të merrnin pjesë në meshën e Kaçifasit nuk janë lejuar që të kalonin doganën.

Gjirokastër- Në pikën kufitare të Kakavijës iu është ndaluar hyrja 9 personave pasi do të merrnin pjesë në ceremoninë për 6 mujorin e Kaçifasit. Sapo 9 personat kanë deklaruar në pikën kufitare se do të merrnin pjesë në meshën e Kaçifasit nuk janë lejuar që të kalonin doganën.

Dosja.al mëson se 5 prej tyre janë kthyer mbrapsht pasi cënonin sigurinë publike dhe 4 prej tyre për mos-plotësim të kushteve për udhëtimin drejt Shqipërisë. Ndërkohë ceremonia për Kaçifasin po zhvillohet në fshatin Bularat në kishën e fshatit.

Ndërkohë në rrugët e Janinës janë vendosur edhe postera, lidhur me organizimin e këtij takimi. Në ceremoni pritet të mbajë një fjalim edhe peshkopi i Konicës, i cili njihet si ekstremist dhe anti-shqiptar.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

J.V/Dosja.al

Shto Koment