Politike

Meta kryen homazhe për “Nderin e Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakun

22 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
Meta kryen homazhe për “Nderin e Kombit”, Gjeneral Brigade

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, bëri ditën e sotme homazhe në nder të Komandantit të Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të COVID-19.

Gjatë homazheve të zhvilluara në Ministrinë e Mbrojtjes, Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë, u shprehu personalisht ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.

Duke i dorëzuar bashkëshortes së Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”,  Meta theksoi edhe njëherë se ndarja nga jeta e njërit prej kuadrove më të spikatur të Forcave tona të Armatosura, këtij personaliteti të jashtëzakonshëm, intelektuali të shquar e modeli të rrallë qytetarie, është një humbje e madhe për familjen e tij dhe ushtrinë shqiptare.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 09:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme përvjetorin e 22 marsit 1992, ditën e fitores së parë të partisë. Në nisje të...