Politike

Arrestimet në kadastrën e Beratit, Lame: Të vendosësh duart në xhepat e qytetarëve, duhet të jesh i pa fe

22 Mars 2021, 11:52 Nga DOSJA
Arrestimet në kadastrën e Beratit, Lame: Të vendosësh duart

TIRANË-Kreu i kadastrës së Tiranës, Artan Lame, i ka quajtur si të pafe dhe të pamëshirshëm ish-drejtuesit e Kadastrës së Beratit, të cilët u zbuluan se kishin pranuar para nga qytetarët për të mbyllur legalizime.

DEKLARATA:

“Nuk e di ku e sheh problemin në Vlorë, sepse Vlora prej kohësh nuk po ndryshon drejtor. Drejtori aktual e ka justifikuar veten dhe nuk do të ndodhë ndonjë traumë e madhe pas zgjedhjeve. Ka një ngritje të problematikave në Vlorë të mbartura, që i kanë ngarkuar punonjësit e atjeshëm. Pas zgjedhjeve, kanë nevojë disa drejtori të kadastrës për t’u parë me thellësi organizimi dhe riorganizimi për shkak të problematikave që nuk kanë qenë në gjendje t’i japin rrugë. Nuk është rasti i Vlorës ky, pasi Vlora realisht po ecën mirë. Flas për ato bashki që kanë vuajtur nga ngarkesa të mëparshme. Nuk ua them tani emrat, sepse ua pret krahët atyre atje. Por realisht pas zgjedhjeve do të bëhen riorganizime. Unë nuk fsheh asgjë, po ekziston them, hajde ta rregullojmë. Rasti i Beratit ishte i turpshëm sepse bënte fjalë për një drejtori që nuk ma priste mendja të ndodhte, sepse bëhet fjalë për një zonë relativisht të varfër, nevojtarë, të vendosësh duart në xhepat e tyre, duhet të jesh pa fe, pa mëshirë, nuk di ç’të them”, tha Lame.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame artan lame

Sondazh

Poll

Politike 22 Mars 2021, 09:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme përvjetorin e 22 marsit 1992, ditën e fitores së parë të partisë. Në nisje të...