Ekonomi

Flasin ekspertët: Maskat dhe distancimi shoqëror mund të zgjasin me vite

22 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
Flasin ekspertët: Maskat dhe distancimi shoqëror mund të zgjasin

Njerëzit mund të kenë nevojë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën sociale për disa vjet derisa të kthehemi në normalitet, ka parashikuar një epidemiolog kryesor.

Mary Ramsay, drejtoresha e imunizimit në Shëndetin Publik Angli, tha se masat themelore mund të qëndrojnë derisa vendet e tjera të vaksinohen, shkruan BBC.

Ajo gjithashtu tha që rihapja e eventeve të mëdha me prezencën e spektatorëve kërkonte monitorim të kujdesshëm dhe udhëzime të qarta për të qëndruar të sigurt.

Dr Ramsay tha se vendosja e maskës dhe distancimi social ishin pranuar nga shumë vende dhe lejuan që ekonomia të funksiononte. Sipas saj, njerëzit janë mësuar me ato kufizime dhe mund të zgjasin me vite të tëra.

“Unë mendoj se sigurisht për disa vjet, të paktën derisa pjesët e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne, dhe numrat kanë rënë kudo, ne mund të jemi në gjendje të kthehemi gradualisht në një situatë normale,” tha ajo.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale distancimi social vendosja e maskes distancimi social vendosja e maskes

Sondazh

Poll