Ekonomi

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit! Çfarë simbolizon festa dhe ritet që ndjekin besimtarët bektashinj

22 Mars 2021, 07:31 Nga DOSJA
Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit! Çfarë simbolizon festa dhe

TIRANË- Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit! Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimin e natyrës. Me këtë rast besimtarët shprehin urimet më të mira.

Për herë të dytë, Dita e Sulltan Novruzit festohet nën kushte të rrepta pandemie, me distancim social dhe me ndalim grumbullimi.

RITET

Gratë apo nuset e shtëpisë hapin dyert e dritaret. Shkojnë dhe derdhin ujë me bollëk në pragjet e shtëpisë, për të pastruar të ligat nga shtëpitë e tyre e për t’i gjetur mbarë e pastër kjo festë. Festa e Sulltan Novruzit simbolizon “shpëtimin e të varfërve dhe njërëzisë, nga dimri i acartë dhe skamja”. Fëmijët përzëjnë gjarpërinjtë nga oborret e kopshtet duke tringëlluar kambana apo zile, më pas bëjnë vizita nëpër shtëpia

USHQIMET

Gatimet dhe ushqimet karakteristike për këtë ditë janë  byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh. Bimët simbolizojnë 12 imamët, 12 muajt e vitit dhe jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë për vitin e ardhshëm. Brenda byrekut futet një monedhë. Ai që gjen monedhën thuhet se është me fat. Ai do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Këtë ditë bëhet kurbani i cili ndahet në 3, 7 ose 12 nishane (numra profetikë) dhe me gjakun e kurbanit ngjyhet balli dhe pëllëmba e djathtë për tu mbrojtur nga e liga.

Gjithashtu gatuhet edhe përsheshi me pulë ose  mish qëngji, qingji i pjekur. Sultiash është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumshti, që është simbol i qumshtit të nënës, orizi që sibolizon drithrat, bollëkun.

Në Shqipëri, dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, e cila u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale festa e sulltan novruzit festa e sulltan novruzit

Sondazh

Poll