Ekonomi

Problemet aktuale të trashëgimisë kulturore, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes SHBA, Shqipërisë dhe Egjiptit

20 Mars 2021, 14:47 Nga DOSJA
Problemet aktuale të trashëgimisë kulturore, nënshkruhet

SHBA– Komiteti Këshillimor i Trashëgimisë Kulturore Amerikane me kërkesën e Departamentit të Shtetit u mblodh dje për të diskutuar mbi rëndësinë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi midis qeverisë amerikane dhe Republikave të Shqipërisë dhe Egjiptit.

Në këtë panel të rëndësishëm ishte ftuar si vëzhgues edhe Z Auron Tare me cilësinë e anëtarit të Këshillit Shkencor të Unesco-s.

Paneli i përbërë nga drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme amerikane në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, u fokusua në problemet aktuale që ka trashëgimia kulturore shqiptare.

Grabitjet e qendrave arkeologjike ndër vite, humbja e pa tjetërsueshme e historisë antike në Shqipëri dhe dëmtimet që ka pësuar trashëgimia shqiptare ishin disa nga pikat ku ekspertët e fushës prezantuan përpara panelit të zyrtareve të Departamentit.

Ndërkohë u theksua gjithashtu ekperienca pozitive e bashkëpunimit në disa ekspedita ndër vite si dhe rezultatet e rëndësishme të këtij bashkëpunimi.

Kërkimet arkeologjike nën ujore në Shqipëri të ndërmarra nga fondacioni amerikan RPM, u cilësuan si nga më të sukseshmet zbulime që institucionet amerikane të arkeologjisë detare kanë pasur ndër vite.

Marrë nga Gazeta Dita.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sociale sociale auron tare unesco auron tare unesco

Sondazh

Poll