Politike

‘Picari të marrë masat e menjëhershme’/ KQZ i përgjigjet LSI, faqja e Bashkisë së Vorës nuk aksesohet, Vojo Bregu: Mu

20 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
‘Picari të marrë masat e menjëhershme’/ KQZ i

TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka publikuar me foto përgjigjen zyrtare që ka marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Facebook, Bregu shkruan se në përgjigjen e KQZ pas denoncimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është gjetur asgjë. Kjo për shkak të mungesës së aksesit në faqen zyrtare të Bashkisë së Vorës.

“Nga verifikimet paraprake të administratës në lidhje me ekzistencën ose jo të kësaj faqe në ueb rezultoi një link pa mundësi aksesi të mëtejshëm,”-shkruhet në letër.

Në shkesën e firmosur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkohet nga kryebashkiaku i Vorës, Gentian Picari sigurimi i aksesit në uebin zyrtar të institucionit. 

Kryetari i Bashkisë Vorë, të marrë masat e menjëhershme për aksesimin e faqes së Internetit,”-shtoi ai.

POSTIMI I VOJO BREGUT:

Përgjigjja e KQZ-së ndaj denoncimit të LSI-së për përdorimin e burimeve njerëzore të Bashkisë Vorë për qëllime fushate. Mes rreshtave lexohet jo vetëm mungesa e transparencës në Bashkinë Vorë, por edhe pamundësia e tyre për të patur akses në faqen e TYRE të internetit. Paaftësia në këtë rast është mishërimi i shprehjes popullore “Të humbtë vula”, e digjitalizuar në “Të humbtë aksesi”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkia vore vojo bregu bashkia vore vojo bregu

Sondazh

Poll