Aktualitet

FOTO/ Zbulohet më në fund pamja e Gentian Doçit, organizatori i rrëmbimit të Jan Prengës, ndërroi 5 mbiemra

  • Në kafe me gruan, momentet e fundit të Jan Prengës, jashtë lokalit e pret një nga ‘rrëmbyesit’
  • Gentian Doçi akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i Gentian Doçi akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve.5 fëmijëve.
    Featured image of article: FOTO/ Zbulohet më në fund pamja e Gentian Doçit, organizatori i rrëmbimit të Jan Prengës, ndërroi 5 mbiemra Gentian Doçi, koka e grupit te Dukagjinit dhe Jan Prenga

    TIRANE- Personi që shihni në këtë fotografi është Gentian Doçi, personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçi dyshohet se ndodhet në Shqipëri dhe se së fundmi ka marrë mbiemrin Funoqi.

    Ai ka ndërruar 5 mbiemra, ndërkohë që kërkohej nga Italia për trafik droge. Gentian Doçi akuzohet se është koka e grupit të Dukagjinit, të shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit, babai i 5 fëmijëve.

    Gentian Doçi, sot

    Emri i Doçit u zbulua nga dëshmia që vëllai i viktimës, Anton Prenga dha në prokurori, (lexo këtu),. Prenga zbuloi se kishte pajtuar një pajtues gjaqesh për të takuar familjen Doçi. Ai kishte shkuar atje bashkë me Nikoll Shullanin, i cili kishte biseduar me Lush Doçin, që i kishte mohuar përfshirjen e të birit në këtë ngjarje. Ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se Doçi telefonoi vëllain e vogël në Angli, Astritin, të cilit i kërkoi kokainën e vjedhur, konkretisht 260 kilogram.

    Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz, dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paundë, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
    Gentian Doçi, dikur

    Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

    Anton Prenga deponoi në prokurori të gjithë rrjedhën e ngjarjes dhe tentativat për të shpëtuar Jan Prengën, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment