Bota

Cramon me mesazh të qartë: Kurti të ketë prioritet dialogun, Serbia ta njohë Kosovën nëse do të integrohet në BE

20 Mars 2021, 13:27 Nga DOSJA
Cramon me mesazh të qartë: Kurti të ketë prioritet dialogun,

KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, beson se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në dialog dhe në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Von Cramon ka thënë se nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën evropiane atëherë qeveria Kurti duhet ta vendosë dialogun si prioritet.

“Nëse Kosova nuk dëshiron të humb perspektivën e saj evropiane, atëherë dialogun me Serbinë duhet të jetë në prioritet e Albin Kurtit dhe qeverinë e re”,- tha ajo.

Eurodeputetja ka dërguar mesazh edhe tek Vuçiç, se njohja e Kosovës është kusht për progres në rrugën evropiane.

“Njohja e Kosovës është një kusht për progres të mëtutjeshëm në negociatat mes Serbisë dhe BE-së. Kjo ka qenë e qartë për Beogradin. Shpresojmë që kjo do të ketë efekt në Beograd. Ka disa sinjale në këtë drejtim. Presidenti Vuçiq njëherë ka thënë se një ditë do të ketë disa gjëra që Serbia do të duhet t’i përbijë të cilat nuk do t’i pëlqejnë atij. Pyetja është se kur ai pozicion do të jetë i mundur të ketë përkrahjen më të madhe në vend”, – tha Von Cramon.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi viola von cramon albin kurti dialogu kosove-serbi viola von cramon

Sondazh

Poll

Bota 20 Mars 2021, 12:28

ITALI– Qeveria italiane ka aprovuar një paketë ekonomike prej 32 miliardë euro në mbështetje të ekonomisë së vendit dhe popullsisë në vështirësi serioze p...