Bota

Shtohen akuzat për ngacmim seksual ndaj guvernatorit Andrew Cuomo, një tjetër grua ka folur rreth sjelljes së tij në zyrë

19 Mars 2021, 21:56 Nga DOSJA
Shtohen akuzat për ngacmim seksual ndaj guvernatorit Andrew Cuomo, një

SHBA– Shtohet akuzat për ngacmime seksulae ndaj guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo pasi një tjetër grua ka dalë hapur kundër tij.

Akuzuesja Alyssa McGrath, është një punonjëse aktuale në zyrën e guvernatorit, sipas The Times. Pozicioni i saj ishte renditur si asistente ekzekutive përpara se të hiqej faqja e saj në LinkedIn.  Ajo është ndihmësja e parë aktuale që flet publikisht për akuzat kundër guvernatorit.

Shumë nga përshkrimet e McGrath mbi sjelljen e Cuomo ngjajnë shumë me pretendimet e bëra nga gra të tjera, përfshirë ish ndihmëset. McGrath përshkroi se si Cuomo do të komentonte trupin e saj, të vërente pamjen e saj dhe t’i bënte komente sugjeruese asaj dhe një ndihmëse tjetër ekzekutive.

McGrath gjithashtu tha se gjatë disa viteve, Cuomo nxiti një trekëndësh të pazakontë pune me të dhe shoqen e saj, një tjetër punonjëse aktuale e Cuomos e cila ka akuzuar Cuomon për ngacmim seksual në zyrën e tij në akuzën më serioze që u ngrit kundër guvernatorit.

“Ajo ngriu kur ai filloi t’i bënte ato gjëra asaj”,- tha McGrath për The Times.

McGrath tha se kolegia e saj që paraqiti ankesën duke akuzuar Cuomo për ngacmim, emri i të cilës nuk është bërë i ditur publikisht, zbuloi detajet e incidentit pasi u raportua për herë të parë në shtyp. McGrath i tha The Times se gruaja tha që Cuomo i kishte thënë asaj që të mos i tregonte askujt tjetër për këtë.

Cuomo, një demokrat i mandatit të tretë, tani po hetohet nga avokatë të jashtëm të mbikëqyrur nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit dhe është subjekt i një hetimi për fajësim pas një serie akuzash për sjellje të papërshtatshme, nga ngacmimet e padëshiruara seksuale te puthjet e pakërkuara.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alyssa mcgrath andrew cuomo andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale alyssa mcgrath andrew cuomo andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale

Sondazh

Poll

Bota 19 Mars 2021, 21:44

SHBA: Zhvilluam bisedime serioze me Kinën

SHBA- Shtetet e Bashkuara thonë se kanë zhvilluar “diskutime serioze” me Kinën, pavarësisht “teatrove” që bëri pala tjetër dhe se diplomatët amerikanë nuk do të...