Art&Argëtim

17 Mars 2021, 11:54 Nga DOSJA

TIRANË–Këngëtari shkodran, Bujar Qamili i cili kohë më parë u infektua me Covid ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka kaluar. Në një lidhje me ‘Skype’ nga Italia për “TV1 Channel”, ai tha se do donte më mirë të vdiste sesa të kalonte në atë gjendje.

RRËFIMI:

Me të vërtetë kam kaluar një problem jashtëzakonisht shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, të dyndur në lokale, dyqane rrini pini kafe por vendoni maskën, kini kujdes. Ma besoni për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë.  Më mirë t’i thosha vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj, a më shumë. Ka qenë shumë gjendje e rëndë, megjithatë falënderoj familjen time, por kam lindur për të dytën here mbas asaj trauma të fortë që kam kaluar.

Kohë më parë lajmi se këngëtari ishtë në gjendje të rëndë u përhap menjëherë në media.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bujar qamili bujar qamili

Sondazh

Poll