Art&Argëtim

“Enveri dhe komunizmi kishin anë pozitive”/ Stresi kërkon të çojë në azil Luljeta Bozon pas deklaratës: Nëna si ti n

17 Mars 2021, 06:34 Nga DOSJA
“Enveri dhe komunizmi kishin anë pozitive”/ Stresi kërkon

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe edhe si Stresi ka dalë publikisht kundër Luljeta Bozos, pas deklaratës që kjo e fundit, kandidate për deputete  në listat e Partisë Socialiste, bëri për regjimin komunist. Në një postim në rrjetet sociale, Stresi ka publikuar videon ku ëgjohet deklarata e Bozos, gjatë të cilës tha se regjimi komunist me në krye Enver Hoxhën ka pasur më shumë anë pozitive se negative.

Krah videos, Stresi shkruan se Bozo duhet dërguar në gjyq e duhet dërguar në azil. Ndër të tjera, reperi e pyet se sa njerëz janë pushkatuar gjatë atij regjimi dhe shton se nëna të tilla si kandidatja për deputete, nuk na duan.

Kjo do derguar ne azil votoni PS o popull se njejtin fat do keni si ne fillim te 1944 zot na fal ca o tu ndodh. Kjo zonja do mendoje per popullin eshte kanditate ne Tirane. Kjo duhet hedhur ne gjyq urgjent!!! Sa familje janë pushkatuar sa meshkuj jan torturuar sa njerez sa???? Ti je nene por jo si te gjithe nenat kush eshte ajo nene qe vret kush eshte ajo nene qe ka firmosur dhe njerez jane zhdukur ja pra qe ashtu nenash ne nuk i duam,”- shkruan Stresi.

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Deklarata e Bozos u bë pak ditë më parë. E pyetur për kohën e komunizimit në studion televizive të “Dekalog”, Bozo u shpreh me bindje se periudha e regjimit komunist kishte më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz luljeta bozo stresi luljeta bozo stresi

Sondazh

Poll