Art&Argëtim

“Më gjetën nudo”, Demi Lovato rrëqeth me rrëfimin e jetës: Humba virgjërinë në një përdhunim, horrori u përsërit

17 Mars 2021, 07:55 Nga DOSJA
“Më gjetën nudo”, Demi Lovato rrëqeth me

BRITANI– Këngëtarja Demi Lovato ka rrëfyer së fundmi historinë tronditëse të jetës së saj në adoleshencë, që nga varësia ndaj drogës dhe dy përdhunimet që ka përjetuar.

Lovato është rrëfyer në serinë e dokumenteve në kanalin e saj në Youtube, se për herë të parë edhe përdhunuar në fund të viteve 2000 nga dikush që e njihte, dhe nuk është përballur kurrë me pasoja. Në atë kohë këngëtarja punonte për Disney Channel, dhe ka treguar se ndihej në faj sepse ishte e afërt me të.

“Kam humbur virgjërinë time në një përdhunim. Unë e takova atë person një muaj më vonë dhe gjithçka që bëri ishte vetëm të më bënte të ndihesha më keq”.

Në rrëfimin prekës, ajo ka treguar se hera e dytë e përdhunimit ka qenë nga shitësi i saj i drogës, në korrik të 2018-tës, në kohën që ajo ishte e varur nga lëndët narkotike, histori për të cilën tregon se e ka lënë me trauma.

Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo dhe më la si të vdekur. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie”, tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

 

Këngëtarja ka treguar se e ka ‘torturuar veten për një kohë të gjatë pas kësaj periudhe të vështirë që ka kaluar dhe se e ka pasur shumë të vëshitë ta pranonte se ishte e përdhunuar dy herë.

Të dyja kohët ishin “ri-miratime të traumave’ dhe unë me të vërtetë e ‘rraha’ veten për vite me rradhë, prandaj edhe e kisha shumë të vështirë të pajtohesha me faktin se ishte një përdhunim kur ndodhi”, tha Lovato.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz demi lovato demi lovato

Sondazh

Poll