Politike

Zbulohen emrat: Kush janë kandidatët e PS për Kavajën, Vlorën e Sarandën

10 Maj 2019, 19:25 Nga DOSJA
Zbulohen emrat: Kush janë kandidatët e PS për Kavajën,

TIRANË- Ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Dosja.al ka arritur të mësojë tre emrat e tre kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale në Kavajë, Vlorë e Sarandë.

Burime nga Kryesia e Partisë Socialiste i thanë Dosja.al, se në mbledhjen e cila zgjati për më shumë se 4 orë, është konfirmuar emri i Dritan Lelit, për Bashkinë e Vlorës, ndërsa janë përcaktuar kandidatët për Sarandën e Kavajën. Në Sarandë do të garojë nën siglën e PS-së, Ardian Gurma, ndërsa në Kavajë, bashki e cila njihet si bastion i djathtë, do të jetë Arben Rugia.

Deri tani, të pasigurtë janë kandidatët për Bashkinë e Dibër, ku përflitet Reme Lala, për Selenicën, Gjirokastrën, Vorën e Durrësin, e cila mbetet pikëpyetja më e madhe.

Burime i thanë Dosja.al se 45 minuta ka qëndruar Rama, Ruci dhe Balla me Olta Xhaçkën, në zyrën e kryesocilistit, por ende nuk ka një konfirmim për Dibrën. 

Nga ana tjetër janë konfirmuar: Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatja në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Safet Gjici për Kukësin, Dritan Leli për Vlorë, Ardian Gurma për Sarandën dhe Arben Rugia në Kavajë. Për bashkinë e Shkodrës qarkullon emri i prefektit të sapoemëruar Valdrin Pjetri në Shkodër. Po ashtu Bashkitë Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Pukë dhe Vau Dejës ku do të kandidojnë përkatësisht Tonin Marinaj, Fran Tuci, Gjon Gjonaj dhe Mark Babani.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kandidatet e ps kandidati i ps kavajë kandidati i ps sarandë kandidati i ps vlorë edi rama kandidatet e ps kandidati i ps kavajë kandidati i ps sarandë kandidati i ps vlorë

Sondazh

Poll