Politike

Kërkoi ndihmë për babain e prekur nga Covid-19, Genc Cakaj jep lajmin e mirë: E kemi siguruar plazmën e nevojshme, falemind

16 Mars 2021, 19:56 Nga DOSJA
Kërkoi ndihmë për babain e prekur nga Covid-19, Genc Cakaj jep

PRISHTINË- Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë plazmën e nevojshme për babain e tij  Shkelzen Cakaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti,“-ka shkruar ai.

Gent Cakaj ka bërë thirrje për ndihmë gjatë ditës së sotme, për një plazmë gjaku e grupit A pozitiv për babain e tij, pasi është infektuar me COVID-19.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc cakaj genc cakaj

Sondazh

Poll