Editorial

Zgjedhjet një PPP më tepër

10 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet një PPP më tepër

Në prag të zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipërinë e vitit 1991, K.B një i burgosur politik i sapo liruar nga burgu erdhi tepër i shqetësuar në selinë e Partisë së sapo krijuar Demokratike dhe me një zë të mekur tha: Edhe mishin të ma presin unë nuk do votoj për Partinë e Punës. Po, atyre të shtëpisë i thashë të votonin Partinë e Punës, që mos vuajn pasojat si unë. Po pse e pyetëm? – Kanë vënë kamera në dhomat e fshehta. Ma tha operativi i zonës! Po sot 30 vite pas rrëzimit të komunizmit, a janë të lirë për të shprehur vullnetin e tyre me votë shqiptarët? Eksperienca e 30 viteve asnjëherë nuk ka lejuar që një parti të qeverisë më teper se dy mandate.

Por, asnjëherë në historinë e pakët pluraliste nuk kemi patur një situatë të tillë. Opozita asnjëherë nuk ka qenë në pozita kaq vunerabël karshi pushtetit. Parlamenti i sotëm është një kopje e llustruar e Kuvendit Popullor të Haxhi Lleshit ku pa asnjë hezitim mund të votohen edhe ligje të “leshit”, për ta çuar për skrap opozitën e vërtetë. Asnjëherë më parë ligji elektoral nuk është votuar vetëm me kartonat e maxhorancës. Media që në kushtet e pandemisë do të luaj një rol të madh në përcjelljen e mesazheve dhe programit te kandidatëve e partive garuese, është shndruar në një megafon të K/ministrit. Televizionet kombëtare që kanë edhe numrin më të lartë të shikuesve, ngjajnë me ERTV-në e Ramës si të ishin binjakë. Madje në Tv-në që mbahet si më i madhi në vend, opozita nuk figuron fare. Lajmet hapen dhe mbyllen me bëmat e K/ministrit dhe opozita përmendet vetëm kur ka ndonjë lajm “dorëheqje” nga Vlora. Kulmi i propagandës u shfaq teksa drejtuesja e emisionit politik publikoi një video që i erdhi nga një i panjohur, ku gjoja në një takim të maxhorancës nuk po respektoheshin kushtet e pandemisë. Në fakt thelbi ishte te disa gra LSI-te në Berat, që largoheshin nga partia për tu bashkuar me PS-në.

Policia e shtetit është shndruar në taksidare e rilindjes që nuk heziton të gjobisë opozitën për ndonjë anëtar më tepër në takime, po asnjëherë qeverinë. Edhe kur KQZ-ja gjobit Veliajn, gjoba anullohet më pas. Kanë kaluar disa muaj nga arrestimi i aktivistëve të teatrit dhe gjakosja brenda mbienteve të policisë të Donald Martinit. Ka ndonjë polic të proceduar penalisht? Figurat e respektuara të Najadës dhe Luljetës po përdoren si detergjent për të shpëlarë gjyhahet e keqqeverisjes. Po a mundet që portreti i pastër i Najadës të mbuloj zullumet e PPP-ve që janë shndruar në “Tiret” zhvatëse të xhepave të shqiptarëve? A mundet që portreti i respektuar i Luljetës, të mbuloj kullat gërvishtëse që po mbulojnë edhe orën e sahatit dhe rrënojat vajtonjëse të Teatri? A mundet që 7×7 = 42 e Lulit, të mbuloj 7×7=8.000.000 euro në xhepat e Vilmës edhe kur nuk bën fare analiza? Në mungesë të një bilanci të premtimeve me realizimet, K/ministri po përpiqet të “mbuloj diellin me shoshë” përmes propagandës dhe bullizmit të kundërshtarit. Ai më tepër ngjan me personazhin e Gogolit Pavël Çiçikov që mblidhte shpirtra të vdekur që nuk qene regjistruar ende për të tillë, në Rusinë e shekullit të 19-të! Zgjedhjet e 25 Prillit me shumë gjasa do të jënë një PPP më tepër në krushqinë e pushtetit të parasë së oligarkëve dhe favoreve të pushtetit.

Në prag të zgjedhjeve të 2005 (punoja për t-channel) u “zdrugova” nga policia e shtetit teksa raportoja përleshjen e banorëve të Kakomesë me policinë. Një përfaqësues hollandez i misionit të KE-së, më pyeti për ngjarjen si dhe mendimin tim për përmirësimin e situatës konfiktuale? I bëni presion politikanëve të të dy krahëve të ndryshojnë “Kodin e Punës”-iu thashë. Pse? Nëse gjykatat për pushimin pa të drejtë nga puna do kërkonin jo vetëm pagat e munguara, por edhe kthimin në vendin e punës, do ti hiqnin partive një pjesë të konsiderueshme të militantëve që “joshen” prej tyre vetëm për një vend pune. Për të përshkruar situatën e sotme elektorale do “nxjerr nga arkivi” një ngjarje reale të Janarit 1991. Mjeku onkolog Bert Asqeri erdhi me vonesë në një mbledhje që komisioni nismëtar i degës së PD-së bënte në shtëpinë e Dino Çiços, pasi ende nuk kishte seli. Pse vjen me vonesë Berti? – Pyeti kryetar Xhelua. Berti që shquhej për humor u përgjigj: Situata jashtë është shumë e tensionuar. Grupe të besnikevë të Enverit janë gati të na shqyejn së gjalli. Unë nuk do tregoj asgjë për ju edhe po të më torturojnë…po, po më vunë vezët e ziera në sqetulla, i thashë të gjitha. Këtë torturë nuk e duroj dot. Në fakt sot vezët e ziera i kanë në dorë oligarkët që mund të na i servirin me salcë floriri nga ajo e Nusretit, që t’i japim votën pushtetit. Pa harruar këtu Cyrbet dhe Rrahjat, që dyshohen se i bien cyrbes me botën e errët të krimit!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 6 Mars 2021, 10:00

Programi pa program i qeverisë 

Si pasojë e zgjedhjeve që ne shqiptarët kemi bërë, por dhe me ndihmën e shumë kriminelëve si tek dosja 184, sot ne kemi një kryministër i cili nuk kontrollon ve...

Editorial 6 Mars 2021, 08:18

Vaksinat, frikë, pasiguri dhe dyshim

Hezitimi ndaj vaksinave po vë në rrezik përparimin kundër Covid-19. Që bota të frenojë virusin, duhet të luftohen dyshimet, shkruan The Economist.Kur erdhi lajm...

Editorial 5 Mars 2021, 13:20

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka f...

Editorial 4 Mars 2021, 16:10

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...

Editorial 3 Mars 2021, 19:02

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...