Aktualitet

Terrorizoi me armë policët në Divjakë, lihet në burg Artan Kaboçi, 34-vjeçari përshëndet mediat dhe blutë me gishtin e

15 Mars 2021, 13:54 Nga DOSJA
Terrorizoi me armë policët në Divjakë, lihet në burg

LUSHNJE– Gjykata e Lushnjes ka dhënë masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin Artan Kaboçi, i cili tre netë më parë terrorizoi Divjakën me armë zjarri pasi qëlloi edhe kundrejt efektivëve.

Në fotot e publikuanga nga Faxweb, shihet se Kaboçi nuk e ka pritur mirë këtë vendim dhe as praninë e mediave jashtë gjykatës. Ai ka përshëndetur blutë dhe gazetarët me gishtin e mesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë. Policia shkoi të arrestonte Artan Kaboçin, për të cilët fqinjët raportuan se kishte armë, por 34-vjeçari sulmoi edhe policinë. Ai la të dëmtuara mjetet e policisë, rrëmbeu njërin prej tyre dhe tentoi të arratisej, por RENEA e parapriu dhe e prangosi.

Kaboçi është një person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë izoluar me herët në burgun e Zaharisë për gjashtë muaj, për dhunë në familje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan kaboci artan kaboci

Sondazh

Poll