Art&Argëtim

Jo vetëm mami triumfon! Vajza e Beyonce, 9-vjeçarja Blue Ivy fiton çmimin e saj të parë ‘Grammy’

15 Mars 2021, 07:51 Nga DOSJA

SHBA– Vajza 9-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, u bë fituese e një çmimi Grammy.

Hit i Beyonce, “Brown Skin Girl”, nga “The Lion King: The Dift”, fitoi çmimin për videoklipin më të mirë në Ceremoninë Premiere të Grammy Awards. Blue Ivy, si dhe artistët Wizkid dhe SAINt JHN, janë pjesë e këngës dhe automatikisht bëhen fitues.

Blue Ivy është një nga fituesit më të rinj të Grammy. Videoja muzikore për “Brown Skin Girl” u publikua në muajin gusht të 2020, pak javë pas publikimit të albumit vizual të Beyoncé, “Black is King”, në Disney +.

 

Beyonce, Blue Ivy, Kelly Rowland, Lupita Nyong’o, Naomi Campbell dhe më shumë personazhe shfaqen në videon e drejtuar nga Jenn Nkiru.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ‘grammy awards" beyonce blue ivy ‘grammy awards" beyonce blue ivy

Sondazh

Poll