Art&Argëtim

Çmimet Grammy 2021! Beyonce merr trofeun e 28-të, thyen rekordin e Alison Krauss. Bëhet gruaja që ka fituar më shumë çmim

15 Mars 2021, 07:03 Nga DOSJA
Çmimet Grammy 2021! Beyonce merr trofeun e 28-të, thyen rekordin e

SHBA– Beyonce ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards me fitoren e saj të 28-të. Këngëtarja është gruaja më e shpërblyer në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj rekord-thyer, për performancën më të mirë të R&B.

Vajza e saj, Blue Ivy fitoi gjithashtu një çmim si bashkëpunëtore. Beyonce ishte e veshur e gjitha me të zeza, teksa u ngjit në skenë për të pranuar çmimin e saj.

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoni, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar albumin e vitit tre herë. Ylli u shpërblye për albumin e saj, pasi fitoi më parë me Fearless në 2010 dhe opusin pop 1989 në 2016.

Vetëm tre artistë të tjerë kanë fituar ndonjëherë çmimin e albumit të vitit tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beyonce blue ivy beyonce blue ivy

Sondazh

Poll