Ekonomi

eBiznes, një app për shumë shërbime

12 Mars 2021, 21:32 Nga DOSJA

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e domosdoshmëri, për t’i pasur e përvetësuar në të përditshmen e tyre ato.

Jo vetëm për komunikim, takime e mbledhje, por sidomos dhe për mirëfunksionimin e zgjerimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre, duke siguruar më shumëefikasitet e cilësi, në më pak kohë e lodhje.

eBiznes është aplikacioni më i ri që ofron Vodafone Business, për këtë nevojë të madhe, duke dixhitalizuar kështu procesin e shitjeve për bizneset e të gjitha llojeve e industrive dhe duke hequr nevojën për kase fiskale.

Thënë ndryshe? Gjithçka është në një app, në eBiznes, që bën të mundur manaxhimin e biznesit nga celulari apo tableti. Biznesi s’do të ketë më nevojë për kase fiskale tradicionale. Me një tarifë mujore shumë të ulët, deklarimi ishitjeve edhe fiskalizimi i faturave tatimore mund të bëhet nëpërmjet aplikacionit eBiznes, direkt nga telefoni në kohë reale tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në përputhje me Ligjin nr. 87/2019 datë 18.12.2019, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”.

Klientët s’do të kenë më kosto fillestare e as kasë fiskale por një pajtim mujor minimal. Klientët mund të bëjnë lehtësisht shitje, të anulojnë fatura, të aplikojnë ulje direkt nga aplikacioni, të dërgojnë faturën me e-mail te klienti, të menaxhojnë listën e produkteve, të monitorojnë punën në distancë, të bëjnë deklarimet e shitjeve automatike në kohë reale apo dhe të përfitojnë raportim ditor dhe mujor të shitjeve të biznesit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale ebiznes vodafone ebiznes vodafone

Sondazh

Poll