Ekonomi

Interesat e kredisë konsumatore të dhënë nga sektori bankar ranë më tej vitin e kaluar

12 Mars 2021, 07:24 Nga DOSJA
Interesat e kredisë konsumatore të dhënë nga sektori bankar

Interesat e kredisë konsumatore në lekë pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia në lekë për mallra të qëndrueshëm u dha me një interes mesatar 7.58%, nga 7.62% që kishte qenë një vit më parë.

Ndërsa kredia në monedhën vendase për mallra jo të qëndrueshëm u dha me një interes mesatar prej 7.52%, nga 7.75% që kishte qenë mesatarja e vitit 2019. Për sa i takon overdrafteve në lekë, për vitin 2019 interesi mesatar ishte 11.5%, në nivele të njëjta me vitin 2019. Në euro, normat mesatare të interesit janë edhe më të ulëta, përkatësisht 3.19% në kredinë për mallra jo të qëndrueshëm, 4.24% për mallra të qëndrueshëm dhe 9.13% për overdraftet.

Interesat e kredisë konsumatore ngelen pranë nivele minimale historike, si për shumicën e produkteve ngelen pranë niveleve minimale historike, si për shumicën e produkteve dhe instrumenteve të tregut financiar, të mbështetura nga politika monetare stimuluese dhe gjendja likuide e sektorit bankar.

Megjithatë, interesat e mësipërme i referohen vetëm kredive të dhëna nga sektori bankar. Institucionet financiare jobanka aplikojnë norma interesi shumë më të larta, deri në 146% me bazë vjetore. Këto insitucione zakonisht financojnë kredi konsumatore në shuma të vogla dhe me afate të shpejta miratimi, çka përkthehet në kosto të larta mesatare për kredi të dhënë, si edhe rrezik shumë më i lartë. Njëkohësisht, ato kanë edhe kosto të sigurimit të fondeve shumë më të lartë krahasuar me sektorin bankar. Sipas përfaqësueve të kompanive të mikrofinancës, të gjithë këta faktorë bëjnë që normat e tyre të interesit të mos jenë të krahasueshme me ato që ofrojnë bankat.

Megjithatë, normat e larta efektive të interesit nga këto institucione kanë shtyrë Bankën e Shqipërisë të marrë nismën për të vendosur një tavan në normat e interesit të kredisë konsumatore. Kjo normë do të llogaritet si mesatarja e kredive konsumatore të dhëna për çdo tremujor, duke shtuar edhe një të tretën e kësaj norme. Interesi tavan do të llogaritet i kategorizuar sipas produkteve të veçanta dhe sipas shumës së kredisë, të ndara me intervale.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 59.4 miliardë lekëve ose rreth 480 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, kredia konsumatore është rritur me 3.1%.

Marre nga Monitor

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kredi kredi

Sondazh

Poll