Ekonomi

Mjekja pediatre tregon SHIFRAT: Fëmijët e infektuar me Covid janë më shumë sesa raportohen, nuk bëjnë analizat

12 Mars 2021, 10:03 Nga DOSJA
Mjekja pediatre tregon SHIFRAT: Fëmijët e infektuar me Covid janë

TIRANË– Mjekja pediatre Valbona Shahinaj ka deklaruar se numri i fëmijëve të prekur nga Covid është shumë më i lartë sesa ai është që raportuar deri më tani.

E ftuar në “Wake Up”, pediatrja pranë qendrës shëndetësore Nr.2, Tiranë, tha se fëmijët nuk vizitohen, dhe shumë prej tyre nuk e dinë që e kanë kaluar virusin, pasi janë asimptomatikë.

Ne kemi pasur gjithmonë fëmijë që i kemi vizituar, që kanë rezultuar me SarsCov2, edhe pse mendohej se nuk transmetonin.

Me mutacionet e reja, sidomos në valën e nëntorit patëm goxha prekje dhe siç ishin te të rriturit ishin edhe fëmijët, pavarësisht se prindërit edhe tani që vijnë më pyesin: ‘a mund ta ketë kaluar me ne?’

I pyes nëse kanë pasur ndonjë simptomë, pasi shpeshherë fëmijët janë edhe asimptomatikë. Fakti tjetër që prindërit nuk e dinë edhe këtë pjesë, është se te fëmijët nuk bëhen analizat. Nuk i bëjnë prindërit, se ne i rekomandojmë për këdo që na vjen.”

Shahinaj tha se sipas shifrave të deklaruara, janë rreth 3500 fëmijë të infektuar, pork a shumë raste të pa evidentuara.

Sipas shifrave që ne kemi të dokumentuara, janë diku te rreth 3500 fëmijë, plus-minus. Përpos këtyre, unë them se ka shumë e shumë të tjerë, të cilët nuk janë evidentuar, pasi prindërit vijnë pasi e ka kaluar fëmija dhe as nuk i bëjnë serologjikun fëmijëve. Numri është shumë më i madh, transmetueshmëria është shumë më e lartë”, deklaroi ajo.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale femijet e prekur me covid valbona shahinaj femijet e prekur me covid valbona shahinaj

Sondazh

Poll