Aktualitet

Varianti britanik edhe në Shqipëri! Epidemiologu Alimehmeti: Lajme të mira kundër mutacioneve të reja të Covid-19

11 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Varianti britanik edhe në Shqipëri! Epidemiologu Alimehmeti: Lajme

TIRANË– Ndërsa ditën e sotme u konfirmua zyrtarisht se varianti britanik i COVID, qarkullon në Shqipëri, epidemiologu Ilir Alimehmeti ka analizuar variantet e reja të përhapura dhe rrezikshmërinë e tyre.

Në një analizë të detajuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, epidemiologu ka renditur arsyet se përse nuk duhet të krijohet panik i lartë nga këto variante, për të cilat u tha se vaksinat do të ishin më pak efektive kundër këtyre varianteve të reja.

Alimehmeti shpjegon se imuniteti nuk përmblidhet vetëm në praninë dhe funksionin e antitrupave, por përfshin edhe përgjigjen qelizore që, duke qenë se është më e vështirë për t’u matur laboratorikisht, duket se është “harruar” nga retorika mediatike dhe “shkencore”.

“Mos të harrojmë që imuniteti i njeriut është një proces i ngritur në bazën e milionave vite evolucion dhe fakti që ne mund ta “harrojmë” këtë element nuk do të thotë që ai gjithsesi nuk vepron”, shkruan Alimehmeti.

Statusi  i epidemiologut Ilir Alimehmeti:

Lajme të mira kundër varianteve të reja të SARS-CoV-2 miqtë e mi!

Një panik i madh u ngrit muajt e kaluar dhe vazhdon edhe sot mbi variantet e reja që mund t’i shpëtojnë pjesërisht antitrupave të prodhuar nga vaksinimi apo infeksioni natyror.

Në vazhdën e panikut rridhte natyrshëm druajtja se vaksinat do të ishin më pak efektive kundër këtyre varianteve të reja.

Por, siç e kemi përmendur vazhdimisht, imuniteti nuk përmblidhet vetëm në praninë dhe funksionin e antitrupave, por përfshin edhe përgjigjen qelizore që, duke qenë se është më e vështirë për t’u matur laboratorikisht, duket se është “harruar” nga retorika mediatike dhe “shkencore”.

Mos të harrojmë që imuniteti i njeriut është një proces i ngritur në bazën e milionave vite evolucion dhe fakti që ne mund ta “harrojmë” këtë element nuk do të thotë që ai gjithsesi nuk vepron.

Shkencëtarët e Insitutit La Jolla të Imunologjisë në Kaliforni (SHBA) studiuan pikërisht nëse këto variante të reja kishin aftësi t’u shpëtonin limfociteve T, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për të reduktuar gravitetin e sëmundjeve infektive.

Skuadra kërkimore studiuan limfocitet te vullnetarët që:

kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, ose

ishin vaksinuar me vaksina mARN (Moderna / Pfizer).

Variantet e studiuara të SARS-CoV-2 ishin:

varianti origjinal i Wuhanit (referenca), me të cilin u krahasuan:

varianti Britanik (B.1.1.7)

varianti Afrikano Jugor (B.1.351)

varianti Brazilian (P.1), dhe

varianti Kalifornian (CAL.20C).

Rezultatet:

Variantet e reja nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot limfociteve T!

Shumica e limfociteve T i njihte që të katërta variantet e reja falë disa fragmenteve proteinike që mbesin të pandryshuara.

Autorët dalin në përfundimin se:

Rezultatet tregojnë se përgjigja e limfociteve CD4+ dhe CD8+ te personat që e kanë kaluar infeksionin dhe te personat e vaksinuar me vaksina mARN nuk ndikohet nga mutacionet e katër varianteve të reja të SARS-CoV-2.

Prandaj miqtë e mi, përkundrejt panikut mediatiko-pseudoshkencor duhet të vëmë përballë gjithmonë evidencat.

Ndërkohë, për sa kohë vaksina nuk është gjerësisht e pranishme, ruajmë masat e sigurisë personale por pa i shtuar panik të panevojshëm situatës tashmë të ngarkuar.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti varianti britanik ne shqiperi ilir alimehmeti varianti britanik ne shqiperi

Sondazh

Poll