Aktualitet

Në muajin e tetë të shtatzënisë, 22-vjeçarja e intubuar tek Infektivi, i nënshtrohet operacionit për lindje të parakoh

11 Mars 2021, 14:43 Nga DOSJA
Në muajin e tetë të shtatzënisë, 22-vjeçarja e

TIRANË- Një 22-vjeçare, shtatzënë e cila është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në intubim, do t’i nënshtrohet një operacioni për të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se e reja është në gjendje të rëndë, e intubuar ndërsa mjekët janë detyruar të ndërhynë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Mësohet se për fat të keq situatata e së resë është kritike, ndërkohë që deri më tani nuk dihet se si është gjendje e foshnjës që do vijë në jetë parakohe.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi raste të tillë madje dhe më fatale ku nënat kanë ndërruar jetë, janë shtuar së fundmi. Ditën e djeshme 22-vjeçarja Sidorela Koça nga qyteti i Korçës ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Ky është rasti i tretë, pasi më herët ndërroi jetë edhe një 32-vjeçare dhe një 28-vjeçare.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll