Aktualitet

Ishte duke prerë degët e pemëve, humb jetën 55-vjeçari në Himarë, dyshimet e para

11 Mars 2021, 11:13 Nga DOSJA
Ishte duke prerë degët e pemëve, humb jetën

HIMARË– Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në fshatin Nivicë të Himarë ditën e sotme.

Policia bën me dije se dyshimet e para janë se ai ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga degët e pemëve ku po i krahsiste. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë:

Shtetasi A.P, rreth 55 vjeç është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në fshatin Nivicë, Himarë.

Dyshimet e para janë se ka ndërruar jetë pasi ishte duke prerë degët e një peme dhe është dëmtuar aksidentalisht prej tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 (kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet himarë humb jeten 55 vjeçari himarë humb jeten 55 vjeçari

Sondazh

Poll