Bota

Gjendet e nënta balenë gri e ngordhur në San Francisco, u përplas nga një anije (Video)

10 Maj 2019, 06:29 Nga DOSJA
Gjendet e nënta balenë gri e ngordhur në San Francisco, u

SAN FRANCISCO- Një balenë gri u gjet e ngordhur në bregdetin e San Franciscos. Ngjarja ndodhi para dy ditësh, teksa kalimtarë rastësorë dalluan trupin gjigant të balenës së ngordhur, prej 12 metrash të gjatë.

Autopsia tregoi se balena ishte goditur nga një anije. Ajo kishte pësuar çarje dhe fraktura në kafkë e shtyllë kurrizore, të ngjashme me ato që shkaktojnë goditjet e anijeve.

Kjo është balena e nëntë që gjendet e ngordhur në bregdetin e San Franciscos që prej muajit mars.

Qendra “The Marine Mammal” shprehet për “Los Angeles Times” se tre balena të tjera kanë ngordhur si pasojë e përplasjes së anijeve, kurse 4 të tjera nga kequshqyerja.

Të njëjtat burime shprehen se disa balena gri janë në gjendje të keqe gjatë migrimit vjetor të këtij viti nga Meksika në Alaska. Ata dyshojnë se disa kanë vështirësi në gjetjen e ushqimit pasi kushtet e ngrohjes së oqeanit shkaktojnë ndryshime në ushqimet e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 9 balena gri te ngordhura balene e ngordhur san francisco 9 balena gri te ngordhura balene e ngordhur san francisco

Sondazh

Poll