Art&Argëtim

U infektua me Covid/ Gentian Zenelaj rrëfen betejën me sëmundjen vdekjeprurëse: Përfundova në gjendje të rëndë në spit

10 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA
U infektua me Covid/ Gentian Zenelaj rrëfen betejën me sëmundjen

TIRANË- Aktori i humori dhe moderatori i emisionit investigativ “Stop” Gentian Zenelaj, ka treguar sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ishte i infektuar me koronavirus, ku dhe publikuar dhe një fto kur ishte i shtruar në spital.

Zenelaj, i ftuar në emisionin “Rudina”, ka thënë se mushkëritë e tij ishin të prekur nga sëmundja 55%, sakaq ka shtuar se nuk mendonte se do të fitonte betejën me koronavirusin.

PJESË NGA BISEDA: 

Gentian Zenelaj: Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime më beso.

Rudina Magjistari: Kjo është fotoja që ke shpërndarë nga spitali, sepse ti u shtrove disa ditë në spital apo jo?

Gentian Zenelaj: Është hera e parë që po e bëj publike. Këtë foto unë e kam bërë gjatë ditëve që kurohesha, por nuk e nxirrja sepse nuk isha akoma i sigurt nëse do ia dilja sepse prekja e mushkërive të mia ishte deri në 55%. Nuk isha i sigurt nëse do ia dilja, ka qenë një periudhë që kisha shumë frikë për familjarët e mi, për fëmijët, për veten. Jam matur shumë dhe këtë foto e kam nxjerrë ditën që kam dalë nga spitali. Kjo është një foto gjatë periudhës që po kurohesha. Në momentin që unë u negativizova dhe doktori më tha do dalësh nesër, aty isha pak më i qetë, sepse vinin lajme, mesazhe, shikoja informacione të ndryshme dhe frika ishe shumë e madhe. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gentian zenelaj gentian zenelaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Mars 2021, 08:36

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 19...