Editorial

SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

5 Mars 2021, 13:20 Nga DOSJA
SPAK në fushatë, kurthi që po i pëlqen opozitës

Ftesa e opozitës për të futur Prokurorinë Speciale (SPAK) në fushatën elektorale, është më shumë se rënie në një kurth që ka ngritur maxhoranca. Rilindja e ka ftuar SPAK-un në fushatë, me bindjen se prokurorët që janë atje, të emëruar së fundmi, mund ta favorizojnë, duke i dhënë një dore në fushatë. Rama ua kujton të gjithëve, por më shumë të emëruarve të Drejtësisë së re, se koalicioni PD- LSI do të kthejë mbrapsht Reformën në Drejtësi.

E thekson fort këtë, që edhe prokurorët e SPAK, të mendohen nëse duan të kthehet gjithçka në vitin 2016 kur ata nuk e kishin pozicionin e vështirë, por të superpaguar dhe të mirëtrajtuar të SPAK. Pas kësaj, harton dosje politike, ua çon zyrtarisht dhe kërkon aksion urgjent, me qëllim që kandidatë apo eksponentë të opozitës të bëhen viktima të Drejtësisë. Nëse kjo ndodh, sigurisht që impakti në 25 prill do të jetë i madh.
Opozita mund ta denonconte këtë përpjekje, t’i kërkonte SPAK-ut që të mos përfshihej në fushatë, që deri në 25 prill mos të merrte në pyetje, aq më pak të arrestonte asnjë kandidat apo përfaqësues politik. T’i kërkonte një armëpushim elektoral. Armëpushim që në fakt, është i domosdoshëm edhe për imazhin dhe besueshmërinë e SPAK.
Nëse do të përfshihej në fushatë, për cilëndo palë në garë, SPAK do të humbiste besueshmërinë, do të merrte damkën e një aktori politik, që në emër të Reformës në Drejtësi po favorizon njërën prej palëve. Edhe goditja e të dyja palëve në fushatë, do të shikohej si një mesazh politik. Mospërfshirja deri në zgjedhje, pra shtyrja me 50 ditë e dosjeve që nuk janë hetuar për shumë vite, vetëm sa do të rriste besueshmërinë e prokurorëve.

Këtë mund ta kërkonte opozita, që e akuzon SPAK-un si një vegël të Edi Ramës. Por ndodh e kundërta. Pas akuzave për njëanshmëri, opozita i kërkon prokurorëve të përfshihen në fushatë, të arrestojnë ministrat, kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe këdo që i del përballë në zgjedhje.

Por nëse SPAK do të përfshihej në fushatë, a ka ndonjë shans që të reshtohet me opozitën?

Sigurisht që jo. Edhe në kushte ideale, hetimi dhe arrestimi i një politikani në pushtet është shumë më i vështirë, nën presion, sesa arrestimi i një ish-pushtetari. Në kushtet specifike ku ndodhemi, jo vetëm që nuk do përfshihej kurrë në favor të opozitës, por rreziku i përfshirjes kundër opozitës është shumë i madh dhe mund të ndodhë gjatë fushatës.

Ftesat e opozitës për përfshirjen e SPAK, në këtë kontekst, mund të quhen si rënie në kurthin e maxhorancës. Nëse opozita e kërkon vetë përfshirjen e SPAK, atëherë nuk ka pse të ankohet nëse kjo ndodh, por në drejtimin e kundërt, duke dëmtuar opozitën.

Më e keqja nuk është tek arrestimi i ish- pushtetarëve si dhuratë elektorale për pushtetarët aktualë, por mentaliteti që opozita po tregon për Drejtësinë. Njësoj si Edi Rama, opozita, duke e ftuar SPAK-un në fushatë, e sheh Drejtësinë si një lekë politike për të larë hesapet me kundërshtarët në ditën e betejës. E kërkon përfshirjen politike të Drejtësisë, njësoj si Edi Rama, por me një naivitet të pashpjegueshëm.

Nuk do ishte çudi pamjet e përfaqësuesve të opozitës në dyert e SPAK duke kërkuar Drejtësi, Rama, Agaçi dhe Veliaj, ti ndjekin si filma humoristikë në fund të një dite të lodhshme. Një humor tragjik, që përtej moskuptimit dhe naivitetit, paralajmëron një të ardhme po kaq mavi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama lulzim basha monika kryemadhi spak edi rama lulzim basha monika kryemadhi spak

Sondazh

Poll

Editorial 4 Mars 2021, 16:10

Pse Rama u trembet më shumë të vetëve

TIRANË– Nëse do të kuptosh atë që Edi Rama ka vërtetë frikë, atëherë duhet të lexosh mes rreshtave të fjalimeve të tij. Duke hapur “de facto” fushatën, me ...

Editorial 3 Mars 2021, 19:02

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare ...

Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Editorial 19 Shkurt 2021, 15:52

Të kapësh virusin me SPAK

TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...