Editorial

Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

3 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Shkup, parlamenti i jep votëbesimin qeverisë Zaev

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Zoran Zaev papritur të mërkurën kërkoi nga parlamenti një seancë votëbesimi për kabinetin e tij. Shumica e ngushtë parlamentare i dha atij votëbesimin. Zoran Zaev, duke u mbështetur në kushtetutën e vendit, kërkoi gojarisht nga ligjvënësit që pa debat të votonin për mocionin e besimit ndaj qeverisë.

62 deputetë të partive në pushtet: Lidhja Social Demokrate, me partnerët e saj të vegjël dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare e votuan zotin Zaev, ndërsa partitë e opozitës e bojkotuan seancën.

Kjo kërkesë e kreut të qeverisë në Shkup vjen pas hamendësimesh në opinionin publik nëse qeveria e tij e ka ose jo shumicën e duhur në parlament. Deri para pak ditësh, parlamenti nuk mund të mblidhej për shkak të mungesës së kuorumit, dhe duke qenë se deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, i cili është kryetar i grupit të deputetëve të partisë së tij, nuk shkonte në parlament. Në opinion qenë përhapur zëra se ligjvënësi nuk pajtohej me emërimin e Artan Grubit në postin e zëvendës-kryeministrit, eventualisht edhe të Bujar Osmanit në atë të Ministrit të Jashtëm. Por, kreu i BDI-së Ali Ahmeti u shpreh se “brenda partisë ka mendime ndryshe, por jo përplasje”.

Ndërkaq, deputetët e VMRO-së dhe të Aleancës me Alternativën nuk hynin në sallën e parlamentit që të mos arrihet kuorimi.

Nga ana tjetër, dy ligjvënësit e Partisë Liberal Demokrate u larguan nga grupi parlamentar i LSDM-së, megjithëse vazhdojnë të mbeten me pushtetin. Këto zhvillime inkurajuan opozitën maqedonase në radhë të parë, që të hedhë dilema se Zoran Zaev nuk e ka shumicën e nevojshme në parlament, duke kërkuar në këtë mënyrë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore në vjeshtë.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE reagoi ashpër ndaj mënyrës së paraqitjes së kërkesës për votëbesim, që për herë të parë zbatohet në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski tha se është për keqardhje që Zoran Zaev nuk pati guxim të lejojë tre ditë debat para shprehjes së votëbesimit.

Ndërkohë, Kryeministri Zaev, foli para ligjvënësve për arritjet e qeverisë, duke akuzuar ndërkohë opozitën për qëndrimet “destruktive dhe për bllokimin e reformave”.

Vetëm për shkak të synimeve brendapartiake në VMRO-DPMNE vazhdimisht bëhen gënjeshtra me qëllim të krijimit të perceptimit të pasigurisë tek qytetarët dhe të pasigurisë për ekonominë. Por, si gjithmonë e vërteta është arma më e fuqishme kundër gënjeshtrave, lajmeve të rreme dhe të pavërtetave”, tha kryeministri maqedonas duke shtuar se shumica parlamentare nuk do të lejojë pasiguri, bllokime, kurthe dhe pengesa.

Çështja e votëbesimit të qeverisë nuk mund të ngritet pa kaluar 90 ditë nga votëbesimi i fundit, por kjo mund të ndodh vetëm me nismën e më tepër se gjysmës së numrit të deputetëve në parlamentin prej 120 vendesh.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial parlamenti maqedonas zoran zaev parlamenti maqedonas zoran zaev

Sondazh

Poll

Editorial 28 Shkurt 2021, 07:18

Vdekja dhe ndjenjat e fajësisë

“Në gjendjen e pritjes pa rezultat njeriu mund të humbasë shpresën dhe besimin, të heqë dorë përkohësisht apo përgjithmonë, t‘i vijë në majë të hundës me këtë j...

Editorial 25 Shkurt 2021, 08:09

Kandidatët tanë

Lëreni të kërcejë si adoleshent, të pijë e të hajë“gju më gju me popullin”, të ngjitet e të zbresë, të puth duart e pleqve dhe plakave, të përqafojë çdo ...

Editorial 23 Shkurt 2021, 11:51

Turqizimi i Shqipërisë

Botuar në gazetën greke To VimaArsyet që e shpunë kryeministrin shqiptar për të përfshirë vendin e tij në qerren neo-Otomane të Ankarasë mbeten enigmatike, nëse...

Editorial 19 Shkurt 2021, 15:52

Të kapësh virusin me SPAK

TIRANË- Mënyra se si Edi Rama po sillet në betejën ndaj pandemisë, po i shndërron votimet e ardhshme në një zgjedhje mes diktaturës dhe kundërshtimit të sa...

Editorial 18 Shkurt 2021, 12:20

Përrallat tragjike të Edi Ramës

Ndërkohë që situata e pandemisë ka dalë totalisht nga kontrolli, kur fatalitetet raportohen në rritje, ndërsa numri i të infektuarve fluturon pa asnjë limit, Kr...

Editorial 17 Shkurt 2021, 15:41

Era e një revolucioni zgjedhor në Kosovë

Në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. Efekti ...