Art&Argëtim

Sipas Meghan Markle kjo do të jetë dhurata perfekte për të dashurit tuaj këtë Shën Valentin

14 Shkurt 2019, 12:34 Nga DOSJA
Sipas Meghan Markle kjo do të jetë dhurata perfekte për të

Meghan Markle nëpërmjet blogut të saj ‘The Tig’ mbrëmjen e djeshme ka publikuar një listë me ide për dhuratën që mund të blini për të dashuritë tuaj në një ditë të veçantë. Në këtë postim të saj, Meghan shkruan se çdo Shën Valentin ajo zgjohet me idenë se këtë ditë do të marr sa më shumë puthje.

Në listën e saj, Meghan përfshin gjithashtu edhe disa ide për dhurata për të dashurin tuaj dhe janë shumë të veçanta. Meghan rekomandon se ide perfekte do të ishin të brendshmet, të dizenjuara nga Heidi Klum, një pjatë zbukuruese nga ‘Kate Spade’,  një parfum ‘Jo Malone’ dhe ajo citon këtu se ky është i preferuari i saj, apo një çantë e vogël, stili që është shumë IN këto kohë dhe të gjithë duhet ta kemi një.

Për dhuratat që mund ti bëni një djali, Meghan shkruan se  mund të jetë perfekte nëse ju zgjidhni një nga këto ide: një jastëk i bukur me një shkrim mbi të, çorapet mund të jenë një zgjidhje e mirë sipas saj, apo kufje me të cilat mund të dëgjojnë këngët e tyre të preferuara apo nga një listë që ju e keni projektuar për të.

Gjithashtu Meghan postoi edhe këshilla për të gjithë, në mënyrë që të ndihen më mirë gjatë kësaj dite:

Nëse nuk e ke dikë pranë këtë ditë, bëhu Valentini i vetes dhe bli diçka që të pëlqen dhe e adhuron.’

‘Pregatit një darkë të shijshme për të dashurit dhe festo mes dashurisë dhe puthjeve këtë ditë.’

 ‘Nisuni në një udhëtim një ditor, thjesht për të ndryshuar rutinën sepse do të ndiheni më mirë.’

‘Duaje veten, trajtoje veten, nderoje veten, ji e dashur me të tjerët, ji e bukur dhe e lumtur, sepse e meriton.’

Mesazhi më i bukur që mund të marrim në një ditë si kjo, apo jo?

L.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim #meghan markle per shen valentin #the tig blog #keshilla nga meghan markle #meghan markle per shen valentin #the tig blog #keshilla nga meghan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2019, 06:31

Horoskopi/14 shkurt 2019

Dashi Të lindurit e kësaj shenje, që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë të këndshme dhe plot emocion. Ndërsa beqarët sugjerohet që t’i kushtojnë vë...

Art&Argëtim 13 Shkurt 2019, 15:05

SHBA/ Policia qëllon mbi reperin e njohur amerikan

Sipas deklaratës së dhënë nga familja e tij, reperi i njohur amerikan, i njohur si Willie Bo, u qëllua për vdekje nga gjashtë policë teksa po flinte brenda maki...

Art&Argëtim 13 Shkurt 2019, 10:58

Profet i artit, Petrit Ceno

Piktori Petrit Ceno nuk është më. Një ditë iku dhe i tha lamtumirë të gjallëve. Iku, por la një vepër. Vepra e artistit është hiri në vatër. Mjafton pa ta shpup...