Bota

Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Familjen Mbretërore: S’donin që djali im të ishte princ

8 Mars 2021, 07:10 Nga DOSJA
Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Familjen

SHBA– Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se nuk dëshironte që djali i saj, Archie të ishte një pric. Në intervistën e saj të shumëpritur për Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.

“Ata nuk donin që të ishte një princ ose princeshë. Ai nuk do të kishte siguri. Kjo vazhdoi për muajt e fundit të shtatzanisë time. Ne nuk po themi mos e bëni një princ, por nëse po thua se titulli do të ndikojë në sigurinë e tij…djali ynë duhet të jetë i sigurt.“, u shpreh Meghan.

Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë.

Kur Harry u pyet për bisedën në fjalë, ai u shpreh: “Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meghan markle meghan markle

Sondazh

Poll