Art&Argëtim

Presidenti slloven ia fut vrapit tek Liqeni, tregon bisedën me truprojën shqiptar: Zotëri, le të hyjmë në Tiranë (Foto)

9 Maj 2019, 09:27 Nga DOSJA
Presidenti slloven ia fut vrapit tek Liqeni, tregon bisedën me

TIRANE- Samiti BRDO-Brijunit ka sjellë në Tiranë të gjithë liderët e Ballkanit.

Presidenti slloven, Barut Pahor, ka zgjedhur që këtë vizitë t’a shfrytëzojë edhe për disa momente relaksi në tokën shqiptare.

Ai ka dalë për vrap tek Kodrat e Liqenit në Tiranë, dhe në një postim në Instagram tregon bisedën me truprojën shqiptare.

“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por truproja shqiptar është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”, shkruan ai.

Ndërsa më tej vijon: Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz barut pahor samiti brdo-brijunit barut pahor samiti brdo-brijunit

Sondazh

Poll