Revoltat e dhunshme në Mianmar, OKB bën thirrjen e fortë: Ndaloni vrasjen e protestuesve!
6 Mars 2021, 07:39Nga DOSJA
MIANMAR– I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme, ku kanë mbetur të vrarë dhjetra protestues, të cilët dolën kundër grushtit të shtetit.
“Nuk mund të lejojmë vrasjen e protestuesëve“, tha i dërguari special, Christine Schraner Burgener gjatë një takimi të mbyllur në këshillin e sigurimit të KB të premten.
Mianmar është zhytur në trazira që kur ushtria përmbysi dhe arrestoi udhëheqësin e zgjedhur Aung San Suu Kyi në 1 shkurt, me protesta dhe greva të përditshme që kanë mbytur biznesin dhe paralizuar administratën.
Më shumë se 50 protestues janë vrarë sipas Kombeve të Bashkuara, 38 vetëm të mërkurën. Protestuesit kërkojnë lirimin e Aung San Suu Kyi dhe respektimin e zgjedhjeve të nëntorit, të cilat partia e saj fitoi me dhembje, por që ushtria i refuzoi.
“Përdorimi i dhunës ndaj popullit të Mianmarit duhet të ndalet tani,” tha Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, duke kërkuar lirimin e Aung San Suu Kyi dhe të arrestuarve të tjerë, si dhe rivendosjen e demokracisë.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Zyrtarë të Departamentit të Shëndetësisë në varësi të Guvernatorit Andrew Cuomo konfirmuan njoftimet e së enjten në mbrëmje se anëtarët e një grupi ...
GJERMANI– Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i është drejtuar me tone të ashpra ish-të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard...
Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të premten se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshm...
Autoritetet bjelloruse zyrtarisht kanë kërkuar nga Lituania që të ekstradojë lideren e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila po jeton në këtë shtet të Balt...
Senati amerikan ka nisur debatin lidhur me planin për ndihmën ndaj pandemisë në vlerë prej 1.9 trilion dollarësh. Për këtë plan të presidentit Joe Biden, pritet...
Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e tyre, tha të prem...
SHBA- Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha të premten se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parre...
SERBI- 500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi.Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçi&cc...
TIRANË– Sot bëhen 23 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të v...